Avokati i Genc Gjokutaj, pasi GJKKO mori vendimin për të shtyrë seancën ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, është shprehur se procesi po zvarritet.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi ligjor i Berishës deklaroi se Prokuroria duhet të pushojë hetimet.

“Zëvendësimin e masës nuk e kërkojmë për arsye shëndetësore, ose për shkaqe të tjera, ne e kërkojmë sepse mungon çështja në thelb.

Këta dhe ta zgjasin afatin, apo mos ta zgjasin një çështje që nuk ka një fabul akoma të përshkruar nga Prokuroria sigurisht që nuk ka nevojë të zgjatet, por të të pushohen hetimet. Është marrë një vendim për kryerjen e ekspertimit, tani të presim, të shikojmë”, tha ai.

Gjokutaj theksoi se shtyrja e seancave bëhet për zgjatjen e afateve, ndërsa theksoi se do të vazhdojnë me kërkesën e tyre për ndryshimin e masës.

“Nuk është bërë njoftimi i shtetasve Sali Berisha dhe Malltezi. Materiali ka ardhur në gjykatë ditën e premte në 15. Sot gjykata nuk kishte marrë dijeni nëse janë njoftuar apo jo palët. Kjo është taktikë e SPAK dhe GJKKO. Kjo bëhet për të zgjatur afatet, për mos t’u bërë në afatet e duhura për të zvarritur procesi. Afatet ata i kanë 6 mujor, dhe mund të marrin zgjatje.

Nuk e dimë, por seanca pasardhëse është regjistruar në 11 korrik. Nuk ishim vënë në dijeni më parë, pasi këta veprojnë si kokë autonome dhe veprojnë kur të duan, sipas direktivës. Ne kemi kërkuar ndryshim të masës dhe do të kërkojmë”, tha Gjokutaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re