Kampi i muxhahedinëve në Manëz të Durrësit  është bërë përsëri objekt i kontrolleve të Policisë së Shtetit.

 

Që në mëngjes herët, efektivë të policisë janë stacionuar në hyrje të kampit duke kontrolluar të gjitha automjetet që hyjnë drejt kampit si dhe ato që dalin prej andej.

 

Kontrolle ushtrohen edhe tek personeli që është i punesuar në këtë kamp, kryesisht banorë të zonës që kryejnë shërbime të ndryshme.

 

Në këtë moment nuk ka pasur probleme apo kundërshtime nga ana e pjestarëve të MEK. Burime policore bëjnë të ditur se deri tani nuk kanë hyrë efektivë për të kryer kontrolle brenda kampit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re