Opozita vazhdon protestat para Bashkisë Tiranë, prej disa javësh radhazi.

Protestuesit kanë vendosur para godinës goma dhe tymuese, skenar ky i përsëritur në çdo tubim të opozitës.

Ndërkohë një nga protestuesit ka qëlluar me vezë në drejtim të institucionit të Bashkisë Tiranë.

Ndërkohë risi është që policia ka hequr gardhin metalik që është vendosur në çdo protestë, për të mos lejuar demostruesit t’i afrohen godinës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re