Policia izraelite sot kufizoi hyrjen e palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa duke vendosur postblloqe në qytetin e vjetër të Kudsit.

Që nga mëngjesi i hershëm, mijëra palestinezë u mblodhën në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa ku Vakëfi Islam i Kudsit organizoi një festë në lidhje me përvjetorin e lindjes së Profetit Muhamed të njohur si Mevlud.

Sipas dëshmitarëve okularë që folën për AA, policia izraelite parandaloi palestinezët, përfshirë fëmijë dhe gra, nga zonat e Bregut Perëndimor të hynin në Xhaminë Al-Aksa.

Gjatë kremtimit, Imami i Xhamisë Al-Aksa, Shejh Yousef Abu Sneina, nënvizoi jetën e Profetit Muhamed dhe mesazhet e tij të tolerancës dhe mëshirës për njerëzimin.

Ndërkohë, kryetari i Përgjithshëm i Gjykatës Islame të Kudsit, Wasif al-Bakri, kritikoi komentet fyese të presidentit francez, Emmanuel Macron, kundër Islamit.

Mijëra palestinezë kryen lutjet e tyre në Al-Aksa duke respektuar rregullin e distancimit social dhe duke mbajtur maska.

Festimet e lindjes së Profetit këtë vit përkojnë me protestat në të gjithë botën muslimane që dënojnë botimet e karikaturave fyese në Francë.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re