Gjykatën Penale është blinduar nga policia sot paradite pasi pritet të zhvillohet gjyqi për banorët e Astirit. Ata akuzohen se se kanë marrë pjesë në protesta të paligjshme dhe kanë  kundërshtuar policinë.

Banorët janë paraqitur në gjykatë së bashku me ish-deputetin e OD Klevis Balliu.

Gjykata e Tiranës e ka shtyrë shumë herë gjyqin kundër banorëve të Astirit, të cilët për muaj të tërë protestuan kundër projektit korruptiv të Unazës së Madhe, për të cilin u shembën shtëpitë e tyre.

Në këtë proces janë ndërruar disa prokurorë, ndërsa banorët shprehen se kjo ka qenë e qëllimtë përt’i frikësuar.

Edhe kjo seanca gjyqësore nuk pritet të sjellë surpriza, pasi cështja ka mbetur në shqyrtimet procedurale.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re