Politika gjermane, është shndërruar në hallkën më të dobët të “zinxhirit” evropian. Megjithëse socialdemokratët gjermanë (SPD), arritën javën e kaluar një marrëveshje koalicioni me kancelaren, Angela Merkel, partia po e vendos tashmë fatin e kësaj marrëveshjeje në dorën e anëtarësisë së saj.

Kjo nënkupton se ajo nuk është më një marrëveshje e vulosur. Një refuzim në referendumin e brendshëm, do ta bënte më të vështirë nxitjen e reformave të pretenduara në zonën e euros.

Anëtarët e SPD-së, janë të shqetësuar nga bashkimi sërish i forcave në një koalicion me Kristiandemokratët (CDU) e Merkelit, për shkak të faktit se sa shumë votues e ndëshkuar anëtarësinë e partisë për shkak të koalicionin të mëparshëm në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 24 shtatorit 2017.

Ky skepticizëm u rrit pasi udhëheqja e SPD-së, siguroi marrjen e Ministrisë së Financave asaj të Jashtme, si pjesë e marrëveshjes së koalicionit.

Disa anëtarë dyshojnë se ish-udhëheqësi Martin Schulz dhe të tjerët, kishin sakrifikuar interesat më të mira të partisë për t’u marrë poste drejtuese të nivelit të lartë.

Me ndjenja të tilla që po gëlonin në bazën e partisë, Schulz u detyrua të heqë dorë nga detyra e Ministrit të Jashtëm.

Ndërkohë Andrea Nahles, e cila pritej ta zëvendësonte atë si udhëheqëse e Partisë Socialdemokrate mbi bazën e kujdestarisë, do të duhet të presë mbajtjen e konferencës partiake të radhës për ta shpalosur platformën e saj.

Anëtarët e rinj dhe më radikalë të SPD-së, duan që partia të kalojë disa kohë në opozitë, në mënyrë që të mund të reformojë veten, dhe të rifitojë besimin e votuesve.

Referendumi mbi pranimin apo jo të marrëveshjes për bashkëqeverisje me kristiandemokratët, është parashikuar të mbahet më 4 mars – në të njëjtën ditë kur italianët votojnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Nëse marrëveshja e koalicionit hidhet poshtë, Angela Merkel ka dy mundësi. E para është thirrja e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Por mbështetja si për kristiandemokratët e Merkel dhe SPD-në, ka rënë që nga zgjedhjet e fundit. Kjo e bën edhe më pak të mundshme, që kancelarja të mund të ndërtojë një koalicion shumëpartiak.

Alternativa është që ajo të udhëheqë një qeveri të pakicës, dhe të mbështetet mbi mbështetjen e një ose më shumë palëve të tjera për të miratuar politikat kyçe.

Kjo më së paku do të kursente Gjermaninë, dhe pjesën tjetër të Evropës, nga një periudhë më të gjatë e harresës politike.

Problemi është se Merkel do të kishte më pak gjasa të propozonte reforma të mëdha evropiane, sikurse ishte zhvillimi i fondit të shpëtimit të eurozonës në kuadrin e Fondit Monetar Evropian.

Disa brenda partisë së saj, i kundërshtojnë planet për të forcuar lidhjet e zonës euro, që u përshkruan edhe në marrëveshjen e koalicionit.

Ajo mund të mos ketë luksin t;’i largojë ata nëse do të drejtojë një qeveri të pakicës. Pa SPD në anën e saj, udhëheqja e Merkel mund të bëhet një përgjegjësi evropiane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re