Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se Partia Popullore Evropiane ka pranuar kërkesën e opozitës për të dërguar një mision faktmbledhës në Shqipëri, pas zgjedhjeve vendore të 11 majit.
Sipas Bylykbashit, Sekretarja e Përgjithshme e PPE, Dolors Montserrat, ka shprehur shqetësimin e partive anëtare për zhvillimet zgjedhore në Shqipëri, duke u referuar edhe rezolutës së miratuar në Kongresin e PPE që ngrinte dyshime mbi rregullsinë e procesit.
“Sekretarja e Përgjithshme e PPE u shpreh se ‘jemi të shqetësuar që ato shqetësime të ngritura në rezolutën e miratuar për Shqipërinë janë vërtetuar’,” deklaroi Bylykbashi në emisionin Log në News24.
Ai shtoi se Asambleja Politike e PPE ka miratuar kërkesën për një mision faktmbledhës, i cili do të organizohet në një kohë sa më të afërt për të analizuar nga afër situatën zgjedhore në vend.
“E gjithë kjo do të varet edhe nga zhvillimet e mëtejshme këtu në Shqipëri, përfshirë procesin ankimor, denoncimet që po bëjmë, si dhe raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR,” theksoi Bylykbashi.
Oerd Bylykbashi: Sekretarja e Përgjithshme e PPE Dolors Montserrat u shpreh për Shqipërinë se “jemi të shqetësuar që ato shqetësime që u ngritën në rezolutën e martuar në kongresin e PPE në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri u vërtetuan. Për rrjedhojë në do të vazhdojmë të ndjekim me shumë kujdes raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR dhe do të qëndrojmë pranë faktorëve demokratike në Shqipëri.
Kjo deklaratë i hapi rrugë edhe kërkesës tonë për një mision faktmbledhës në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri gjë që u pranua nga Asambleja Politike e PPE. Ata do ta organizojnë sa më shpejt të jetë e mundur që ky mision të vijë në Shqipëri dhe të mbledhë fakte në lidhje me atë që kanë shkruar ata.
Sekretarja e Përgjithshme tha që do të presim edhe raporton e ODIHR. Kështu që e gjitha do të varet edhe në raport me zhvillimet këtu, procesi ankimor, denoncimet që në po bëjmë dhe raporti i OSBE/ODIHR.