Një nënë e re e paralizuar, duket se nuk lodhet shumë në punët e
shtëpisë, pasi vajza e saj vetëm 2 vjeç, e ndihmon për të larë rrobat,
të lërë gotën mbi tavolinë, t’i afrojë telekomandën e televizorit, etj.

Kaylees – e cila në muajin prill bëhet dy vjeçe – i pëlqen për të
ndihmuar nënën e saj, Rachelle Chapman, të ndajë rrobat dhe t’i fusë ato
në makinën larëse.

Dhe videoja ku shihet vogëlushja, duke ndihmuar nënën e saj në
karrocë për të larë rrobat bashkë, është shpërndarë me të madhe në
rrjetet sociale, duke u pëlqyer shumë, gjithashtu.

Chapman, 31 vjeçe, ishte paralizuar nga gjoksi poshtë pas një
aksidenti të frikshëm në një pishinë, gjatë një mbrëmje në Bachelori.

Ajo dhe burri i saj Chris, 34, janë të lumtur që kanë Kayleen, duke falënderuar një shoqeje që shërbeu si surrogate për çiftin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re