Kryebashkiakja e Patosit Rajmonda Balilaj ka rezultuar pozitive me Covid 19, ndërkohë që është karantinuar në banesë.

Mësohet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe nuk ka pasur komplikacione, megjithatë frika është e madhe te të gjithë punonjësit e tjerë të bashkisë që pritet t’i nënshtrohen tamponit.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë numri i të infektuarve në Fier me Covid19 shkon në 916 raste duke e renditur këtë qytet të tretin në vend për numrin e lartë të të prekurve nga ky virus.

Kanë qenë të shumtë rastet e zyrtarëve të lartë, që janë prekur nga Covid 19, përfshirë ministra të qeverisë Rama si Blendi Klosi apo Belinda Balluku, apo deputetë të Kuvendit, e zyrtarë të zgjedhur lokalë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re