Drejtuesi politik i  PS për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi kërkoi votën më 11 maj për një mandatë të katër me qëllim integrimin e Shqipërisë në BE.

Nga hapja e fushatës në sheshin “Skënderbej” ai premtoi se në zgjedhje do të marrin 9 mandate.

Po ashtu ironizoi opozitën, duke thënë “Qytetarët dinë të njohin ndryshimin, dinë të besojnë tek ata që punojnë dhe janë mjaftueshëm të mençur për të mos hedhur votën në kënetë”.

Çuçi: Jemi në një moment historik për të bërë realitet pasaportën evropiane për cdo shqiptar. Mandati ynë i katërt do të jetë kurorëzimi për një Shqipëri me të drejta të plota në BE.

Ne kemi treguar si përkthehet vota për Ramën dhe Partinë Socialiste. Ndryshimi është ndjerë në çdo cep përgjatë rivierës.

Vijmë sot në shesh me 8 mandate të konsoliduara. Ju premtojë që do vijmë në datën 12 me 9 të tilla. Qytetarët dinë të njohin ndryshimin, dinë të besojnë tek ata që punojnë dhe janë mjaftueshëm të mençur për të mos hedhur votën në kënetë.  

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko