Këshilltari i presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar duke iu drejtuar Ministres se Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, pas rrëzimit nga mazhoranca të 8 dekreteve e cila foli ashpër nga Kuvendi.

 

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se Reagimi i Presidencës pas rrëzimit te 8 dekreteve Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën.

 

“E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste. Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko