Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi dje se Presidenti i Emirateve të Bashkuara do të vizitojë sot Shqipërinë.
“Për herë të parë zbret në Shqipëri presidenti i Emirateve të Bashkuara në Shqipëri, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan”, tha Rama.

Kreu i qeverisë, tha se vizita e tij në Shqipëri, shënjon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti të forcuar kohët e fundit.

Vizita e tij zhvillohet në kuadër të realizimit të programit të monitorimit të rrugëve dhe shkollave me teknologjinë më të lartë si dhe krijimi i ndërmarrjes së përbashkët të letrave me vlerë

“Vizita e presidentit të emirateve dhe njërit prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme shënjon një gur të rëndësishëm kilometrit dhe të një partneriteti që është forcuar shumë kohët e fundit. Vjen nesër për të vendosur të tjera piketa që bazohet tek interesat e përbashkëta… Jam shumë krenar që Shqipëria sot mikpret miq si Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan diçka që disa vite më parë as mund të imagjinohej”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko