Gazetat më të mëdha dhe agjencitë më të njohura ndërkombëtare të lajmeve i kanë bërë jehonë zgjidhjes që Tirana i ka dhënë tregjeve publike për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Neë York Times dhe Washington Post kanë hapur gazetat e tyre me foton  nga Tirana ku tregohet zgjidhja që Bashkia ka dhënë për tregjet. Bëhet fjalë për një foto të fiksuar nga fotoreporteri i Reuters, Florion Goga, në Kombinat, aty ku tregu u rihap me rregulla të reja nga Bashkia e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në qendër të fotos, është kapur momenti kur blerësit dezinfektohen para se të hyjnë në një treg. Kjo zgjidhje inteligjente e dhënë nga Bashkia e Tiranës për tregjet publike ka zënë një hapësirë të veçantë edhe për agjencinë Reuters, apo gjigantin botëror The Guardian dhe NBC.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re