Një prift kroat, At Bozhidar Nagy nga Bazilika e Zemrës së Jezusit në Zagreb, vlerësoi femrën muslimane për veshjen e saj, duke e konsideruar atë si të dinjitetshme.

“Shumë gra nuk janë të vetëdijshme kur vishen në mënyrë sfiduese, dhe më pas kjo shkakton shqetësim të madh për popullatën mashkullore e kështu me radhë. Gratë duhet të mendojnë se nuk i bëjnë burrat të mëkatojnë me veshjet e tyre,” tha At Bozhidar Nagy.

“Ka edhe nga ato që provokojnë, me vetëdije apo pa vetëdije. Konkretisht është veshja imorale të grave”, shtoi ai.

Këto tha në kuadër të një nisme që nisi nga faqja e internetit Be a Man, një portal i destinuar për burrat katolikë, për t’ju kthyer jetës me theks fetar.

“Është një lëvizje lutjeje që filloi nga Polonia dhe po përhapet në të gjithë botën. Ka arritur edhe tek ne para katër muajsh”, tha At Bozhidar Nagy.

“Urdhërimet e Zotit nuk janë kurrë të vjetruara,” shtoi Nagy, pas së cilës u pyet për barazinë e grave dhe burrave:

“Këto janë themelet e të drejtave të njeriut. Merrni Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe do të shihni se ajo bazohet në urdhërimet e Zotit”, theksoi ai.

Ai u pyet se si mund të bëhet fjalë për barazi nëse gratë nuk janë të barabarta me burrat.

“Çfarë mendoni se është kundër pjesës femërore të popullsisë? Apo e shihni në vendet muslimane…I bekuari ynë Ivan Merz tha se mbulimi i grave midis muslimanëve është një gjë e mirë,” tha At Nagy. /tesheshi.com/

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re