Deputetit i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka sqaruar procedurat sesi një investitor mund të marrë statusin special me 4 apo 5 yje.

Në komisionin e Ligjeve, ai tha se investitori që ka aftësitë financiare, ka edhe territorin duhet të vendosë raportin me një brand me 5 yje, pasi sic tha ai në vendin tonë “brandi të jep granci dhe siguri”.

“Si funksionon marrja e statutit special me 4 apo 5 yje?  Një investitor që ka vendosur të bëjë investim në hoteleri, ka aftësinë financiare, ka dhe territorin që në fillim të projektimit të tij vendos raportin me një brand me 5 yje. Në rast se në dy edhe në vitet në vazhdim një investitor paraqitet me brand për të bërë investim do ta përfitojë statusin special me 5 yje. Ama qenia e dakordësisë mes investitorit dhe brandit nuk është e mjaftueshme, që nga kjo moment investitori fillon përgatitjen e projektit, i cili duhet të konsultohet me brandit.

Që të vazhdojë marrëdhënia me brandin duhet që edhe projekti të jetë i dakordësuar mes palëve. Kjo periudhë ka qenë e menduar në 3 vjet. Por qeveria mendon që të jetë 5 vjet. Pasi e merr statusin, për 10 vjet përfiton lehtësirat që janë të lidhura me brandin. Janë lehtësira për të pasur mundësi që në biznesin e tij të konsumojë, sepse brandi është menaxhimi. Menaxhimi i merr të ardhura hotelit dhe për të mbuluar një pjesë të të ardhurave është menduar kjo lehtësi fiskale”, tha Klosi.

Po a do jetë Sazani pjesë e kësaj procedure, ku investitor do të jetë kompania e dhëndrit të Donald Trump, deputeti socialist dha këtë përgjigje: “Kjo është 100% në varësi të investitorit. A do të kërkojë të bëjë këtë raport apo jo? Por ama edhe nëse investitori kërkon kjo përfitim shkon vetëm tek hoteleria dhe jo tek ato që janë për të shitur. A do jetë ishulli i Sazanit një nga këto projekte? Unë shpresoj dhe të gjithë do të duam ta dëshirojmë që ky projekt të zhvillohet të ecë përpara dhe pjesa e hotelerisë aty do jetë me standardet me të larta të brandit”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko