Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu duke folu në protestën e 11 para Bashkisë së Tiranës, i bëri thirrje ndër të tjera policëve të vendosur para bashkisë, për t’u bashkuar me qytetarët, pasi ata janë betuar për flamurin dhe jo për pushtetarët e korruptuar.

Ai po ashtu shtoi se qeveria aktuale ka shkatërruar shtetin dhe ligjin, duke shkatërruar kështu edhe të ardhmen e të rinjve dhe të rejave.

Në fund, Balliu thekso se për të sjellë demokracinë, çdo mjet është demokratik dhe sipas tij vendi nuk mund të futet në BE nëse nuk është blu.

Balliu: Vazhdojmë sot të protestojmë, sepse ne jemi kundër vjedhjes. Po kta përballë nesh a janë pro vjedhjes? Ne jemi kundër narko-trafikut, po ju a jeni pro narko-trafikut që rrinë përballë protestës. A jeni ju sot efektivë të ndershëm të policisë? Duke ushtruar detyrën tuaj, apo qokën tuaj, sepse detyra juaj është të mbroni qytetarët dhe jo pushtetarët e korruptuar.

A nuk jeni ju po të njëjtin që sot ata që janë të mbytur nga luksi i drogës ju kanë bërë me 12 orë, pa ju rritur asnjë cent.

Kaloni në krahun e qytetarëve dhe mos rrini aty.

Ky që ditën që doli vjedhja çnjerëzore, duhet të jepte dorëheqje, por ai nuk jep dorëheqje sepse i duhet pushteti për t’u mbrojtur nga burgu.

Liria e Veliajt dhe Ramës është prova më e qartë e kapjes së drejtësisë në Shqipëri. Si mund të mos dijë ky se cfarë bëjnë drejtorët e vet, apo gruaja e vet.

Keni  shkatërruar ligjin shtetin, keni shkatërru të ardhmen e të rinjve dhe të rejave shqiptare.

Pse nuk merr atë të bashkisë ai , apo pse nuk del vetë ai këtu, por ju nxjerr juve, por e di ai që qytetarët e marrin dhe e hedhin në koshin e plehrave.

Ne ishim shteti i fundit që rrëzuam komunizmin, nuk duhet ta bëjmë sërish atë gabim, nuk shkojmë evropë nëse nuk jemi blu.

Ju garantoj, për të sjellur demokracinë, cdo mjet është demokratik. Për të sjellur lirinë, cdo mjet është demokratik, cdo sakrificë është demokratike.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re