Partia Socialdemokrate e Kosovës, një Vetëvendosje nr. 2 e drejtuar po ashtu nga Albin Kurti nr. 2, Dardan Molliqaj, ka zhvilluar një protestë tipike nga ato të Vetëvendosjes nr. 1 dikur në opozitë, duke bërë që Molliqaj të shoqërohet nga Policia për të disatën herë, siç ish-miku e ish-eprori i tij politik Albin Kurti.

Protesta u mbajt kundër kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

Eksponentë të PSD-së sulmuan me tymese ambientet e hotelit ku drejtuesja e Speciales së kontestueshme, e cila ka çuar në Hagë ish-kupolën e UÇK-së, po mbante një takim me shoqërinë civile.

“TrendafilOUT”, “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar”, kanë qenë disa nga pankartat e mbajtura nga aktivistët e PSD-së.

Menjëherë pas nisjes së sulmeve me tymuese, ka ndërhyrë policia e Kosovës e cila ka bërë dhe shoqërimet e para në polici.

Bëhet me dije se janë arrestuar katër pjesëtarë të PSD-së, kryetari i kësaj force politike Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi.

Në fjalën e tij gjatë protestës, Molliqaj akuzoi Vetëvendosjen për arrestimet nga Specialja të krerëve të UÇK-së.

 “Mos harroni, arrestimi i Thacit dhe të tjerëve që janë në Hagë ka qenë i mundshëm vetëm pas një fryme që ka ardhur VV-ja. Kur e panë që populli po e mbështet një subjekt politik që s’e mbështet luftën e UÇK-së, e panë që është e mundshme”, tha Molliqaj.

Kujtojmë se PSD është një parti e themeluar nga Katjusha Jashari, e cila jua dha atyre ish-vetëvendosësve të cilët u ndanë nga Albin Kurti gjatë një skizme të ak viteve më parë që pësoi VV, para se të vinte në pushtet. Molliaj ishte ndër ata që iu kundërvunë ashpër Kurtit e tani po tenton të jetë një lloj Kurti tjetër në kushte opozite, duke ndjekur të njëjtin model politik.

Por ndryshe nga Vetëvendosja origjinale, shtëpia e parë politike ku Molliqaj bëri emër, PSD-ja ende është larg të qënit faktor politik imponues, sado që ka zgjedhur të ketë anarkike.    

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko