Ky është momenti kur një protestues, që mban kapuç të zi në kokë dhe maskë në fytyrë, ka hedhur bomba molotov në drejtim të godinës së Bashkisë Tiranë.

I riu ka hedhur molotov hyrje të institucionit, duke rrezikuar që të digjej Bashkia pasi flakët janë përhapur në pjesën e përparme të godinës.

Por, efektivët e policisë kanë ndërhyrë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve në kohë.

Uniformat blu kanë hedhur ujë, duke fikur zjarrin që rrezikonte godinën e Bashkisë.

Gjithashtu, i njëjti protestues ka lyer me benzinë gomat para institucionet dhe u ka vendosur flakët.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re