Ashtu sikurse ishte paralajmeruar, protestuesit kane vendosur te qendrojne 24 ore pa levizur ne sheshin para kryeministrise.

Fillimisht protestuesit nepermjet nje marshimi levizen nga sheshi, “Skenderbej” drejt bulevardit para kryeministrise.

Organizatoret e protestes perseriten kerkesat ndaj qeverise, vecanerisht heqjen e disa taksave ndaj karburanteve dhe ato te produkteve te shportes, pa lene menjane disa masa te perkohshme per mbrojtjen sidomos te shtresave ne nevoje si dhe sektorit bujqesor.

Ne fund ata lajmeruan se nuk do te levizin nga sheshi para kryeministrise per 24 oret e ardhshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re