Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore për 5 deputetë të opozitës, pasi akuzohen se kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Bëhet fjalë për, Gazment Bardhin, Luan Baçin, Flamur Nokën, Edi Paloka dhe Ervin Salianjin.

Deputeti Noka i pranishëm në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës është shprehur se ata janë deputetë të opozitës, të zgjedhur nga populli opozitar për të ngritur zërin për padrejtësitë.

Ai shton se askush nuk mund ta ndalojë zërin opozitës, ndërsa thekson  se në Evropë po fryn era e djathtë.

Noka: Ne jemi deputetët e opozitës dhe përfaqësuesit e popullit opozitar. Na kanë zgjedhur ne që të ngrejmë zërin ndaj qeverisë së korruptuar.

Askush këtu nuk e ndalon zërin e opozitës. Në Evropë po fryn era e djathtë. Harrojeni ju të keni shansin të flisni emër të ligjit kur e shkelni atë.

Merrni masa por ne do ta çojmë para drejtësisë Lindën e parlamentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re