50 të famshëm e kanë vënë në dyshim neutralitetin në Austri. Pse në këtë vend ende nuk ka një shumicë për anëtarësim në NATO? Ndërkohë që gjendja në Finlandë dhe Suedi ka ndryshuar.
Me Suedinë dhe Finlandën, dy vende evropiane kanë vendosur të heqin dorë nga neutraliteti i tyre prej dekadash. Por kancelari Karl Nehammer e përjashton këtë hap edhe për Austrinë. Ai e konfirmoi këtë në prill, ndër të tjera, pak para se të udhëtonte në Moskë në përpjekje për të bindur presidentin Vladimir Putin për t’i dhënë fund sulmit rus ndaj Ukrainës: “Austria ka qenë neutrale, Austria është neutrale dhe Austria do të mbetet neutrale”, tha ai.

Por më pas 50 persona të famshëm austriakë e ngritën sërish çështjen. Në një letër të hapur, ata i bëjnë thirrje presidentit federal Alexander van der Bellen që të kryejë një kontroll të pavarur për të përcaktuar nëse neutraliteti i vendit është ende i përshtatshëm. “Ka pasur gjithmonë përpjekje nga palë të ndryshme për të hequr dorë nga neutraliteti, por ato gjithmonë kanë dështuar”, thotë politologu vjenez Heinz Gärtner. “Nuk ka asnjë parti të madhe që e dëshiron këtë, dhe as popullata nuk e dëshiron.” Në sondazhe, më shumë se 75 përqind e austriakëve flasin rregullisht në favor të neutralitetit.
Pas këtyre votimeve do të mendoje se debati është larguar nga tavolina. E megjithatë mbetet pyetja se pse neutraliteti i Austrisë duket kaq i pakundërshtueshëm, veçanërisht pasi vendi ndjek një politikë të jashtme më aktive se Suedia, Finlanda apo Zvicra.

Pse Austria është neutrale?
Për shekuj me radhë, Austria ishte një fuqi e madhe që vendoste perandorin në Perandorinë e Shenjtë Romake dhe ishte çdo gjë tjetër veçse jo neutrale. Në shek e 19 u krijua Perandoria austriake, nga e cila në vitin 1867 edhe perandoria e dy mbretërive – Austrisë dhe Hungarisë, që përfshinte pjesë të mëdha të Ballkanit deri në Hungarinë e sotme.
Burimi: DW

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re