Lija e majmunit së shpejti mund të ketë një emër të ri, sepse ai ekzistues inkurajon diskriminimin dhe stigmatizon. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi javën e kaluar se po punonte me “partnerët dhe ekspertët në mbarë botën për të ndryshuar emrin e virusit të lisë së majmunit dhe llojeve të tij”.

Këto shtame janë veçanërisht të diskutueshme sepse janë emërtuar sipas rajoneve afrikane.

Vitin e kaluar, OBSH vendosi t’i emërtojë të gjitha variantet e COVID sipas shkronjave të alfabetit grek për të mos stigmatizuar vendet ku u shfaqën për herë të parë.

Vetëm disa ditë përpara se OBSH të njoftonte se do të ndryshonte emrin e lisë së majmunit, një grup shkencëtarësh në një letër publike bëri thirrje për “nevoja urgjente për të futur një nomenklaturë jodiskriminuese dhe jostigmatizuese” të virusit.

Letra, e cila është nënshkruar edhe nga disa shkencëtarë afrikanë, paralajmëron në mënyrë specifike për llojet “Afrikane Perëndimore” dhe “Afrikane Qendrore” të virusit të lisë së majmunit. Më shumë se 2,100 infeksione të lisë së majmunëve janë raportuar këtë vit, nga të cilat 84 për qind janë në Evropë, 12 për qind në Amerikën e Veriut dhe Jugore dhe vetëm tre për qind në Afrikë.

Oyewale Tomori, një virolog në Universitetin Redeemer në Nigeri, mbështet riemërtimin e llojeve të lisë së majmunit.

Po të isha majmun, do të protestoja. Nuk është vërtet sëmundje majmuni”, i tha ai AFP.

Virusi është quajtur kështu sepse u zbulua midis majmunëve në një laborator danez në vitin 1958, por njerëzit u infektuan kryesisht me të nga brejtësit.

“Epidemia ekzistuese është e pazakontë në kuptimin që përhapet ekskluzivisht përmes kontaktit njeri me njeriun”, thotë Olivier Restif, një epidemiolog nga Kembrixhi.

“Dhe kjo është arsyeja pse është e drejtë të thuhet se epidemia ekzistuese ka pak të bëjë me Afrikën, ashtu si valët e COVID dhe variantet e tij kanë pak të bëjnë me lakuriqët aziatikë, nga erdhi fillimisht,” shtoi ai.

Moses John Bockarie nga Universiteti Nyala në Sierra Leone gjithashtu pajtohet me ndryshimin e emrit. “Majmunët janë të lidhur kryesisht me Afrikën,” tha ai.

“Përveç kësaj, ekziston një histori e gjatë dhe e errët e krahasimit të zezakëve me majmunët. Asnjë emër i sëmundjes nuk duhet të jetë shkaktari për këtë.” Restif thekson se ky debat është “pjesë e një çështjeje më të gjerë të stigmatizimit të Afrikës si burim sëmundjesh”.

“Ne e pamë këtë me HIV në vitet 1980 dhe gjatë epidemisë së Ebolës në 2013,” i tha ai AFP.

OBSH do të shpallë emra të rinj për linë e majmunëve sa më shpejt të jetë e mundur, tha udhëheqësi i saj Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vendosi të shtunën se sëmundja, edhe pse shqetësuese, nuk paraqet ende një krizë globale shëndetësore. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re