A po përkeqësohet migrena?

Mjekët sugjerojnë se ndryshimi i klimës, ndryshimet drastike dhe të shpeshta të motit, mund të jetë shkaktar për migrenë më intensive.

Migrena po rritet në frekuencë dhe intensitet tek amerikanët: A mund të jetë ndryshimi i klimës një arsye?

Edhe pse numri i amerikanëve që kanë migrenë ka mbetur i qëndrueshëm për 30 vitet e fundit, ndikimi i saj në aktivitetet e përditshme të njerëzve – duke përfshirë mungesën e ngjarjeve shoqërore ose të qenit më pak produktiv në shkollë apo punë – është bërë shumë më keq, sipas një studimi të fundit.

Hulumtimi i botuar në fillim të majit në revistën Headache, analizoi 11 studime midis të rriturve amerikanë nga viti 1989 deri në 2018 mbi migrenën episodike dhe kronike. Studiuesit zbuluan se prevalenca e migrenës në tre dekadat e fundit ka mbetur e qëndrueshme, por zbuluan se migrena qëndikon në aktivitetet e përditshme të një personi është rritur nga 22.0% në 42.4% që nga viti 2004.

Sipas Fondacionit Amerikan të Migrenës, migrena prek rreth 39 milionë të rritur në SHBA.

“Hulumtimi ynë tregon se frekuenca mesatare mujore e dhimbjeve të kokës është rritur gjatë 20 viteve të fundit.”

Dr. Timothy A. Collins, thotë se migrena po i bën njerëzit të jenë më pak produktivë në shkollë dhe në punë, të ndjekin më pak aktivitete sociale dhe të kohës së lirë dhe të performojnë më dobët në punët e shtëpisë, sepse migrena është më e shpeshtë dhe më e fortë.

“Ndërsa ngjarjet ekstreme të motit, si uraganët, bëhen më të shpeshtë dhe intensivë, ato mund të kontribuojnë në një rritje të sulmeve të migrenës dhe ashpërsisë së saj,” tha ai.

“Ka disa prova që stuhitë dhe presioni barometrik mund të shkaktojnë dhimbje koke, por është e paqartë nëse ndotja “e rregullt” e ajrit – siç është ajri i keq nga zjarret – është një shkaktar i migrenës”, shtoi Collins.

Këto ndryshime të motit mund të shkaktojnë migrenë, duke prishur ekuilibrin e kimikateve në tru, si serotonina, sipas klinikës Mayo. Shkaktarët që lidhen me motin përfshijnë dritën intensive, nxehtësinë ose të ftohtin ekstrem, shkëlqimin e diellit dhe lagështinë e lartë.

Studiuesit britanikë paralajmëruan se luhatjet ekstreme të motit dhe të nxehtit mund të përkeqësojnë çrregullimet neurologjike si goditje në tru dhe skizofreninë. Ndryshimet klimatike gjithashtu mund të lidhen me “ashpërsinë, kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë” e migrenës.

“Përkeqësimi i kushteve klimatike (duke përfshirë rritjen e temperaturave, modelet ekstreme të motit dhe ndotja në rritje) ka të ngjarë të çojë në efekte të dy llojeve: rritje të shpeshtësisë së sulmeve tek njerëzit që tashmë kanë migrenë dhe një rritje në shfaqjen e përgjithshme të migrenës,” thonë shkencëtarët College University London.

Jo çdo trajtim kërkon mjekim. Shumë njerëz mund të mos e kuptojnë se si kushtet e përditshme – dehidrimi, privimi i gjumit, anashkalimi i vakteve dhe stresi emocional – mund të shkaktojnë simptoma.

Ndryshimet dietike si shmangia e pijeve me kafeinë, çokollata ose alkooli që mund të shkaktojnë migrenë, përmirësimi i higjienës së gjumit dhe suplementet me vitamina/minerale mund të kenë gjithashtu një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e dhimbjes së kokës.

Përshtatur nga nbcnews.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re