Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka ka mbërritur në pikën Kufitare të Kakavijës ku ka zhvilluar bisedime me palën greke për situatën kaotike të shkaktuar nga tamponi i Covidit, gjë që ka sjellë radhë kilometrike të makinave. Para mediave, Xhacka u shpreh se vijojnë bisedimet që të bien dakord për shtyrjen e orarit të punës përtej orës 10 të darkës, ndërkohë që shprehet se nuk e ka një përgjigje se kur mund të shkurtohet radha.

“Deri në masën 330 tampone për orë, por me perspektivën për ti shtuar këto kapacitete. Kanë marrë përsipër mbështetje me epidemiologë për më shumë testime në orë që do të bëjnë të mundur që të shkurtohet radha. Jemi në bisedime intensive që orari i punës në pikën kufitare të zgjatet për 10 të darkës që kjo punë të vazhdohet edhe gjatë natës.

Nuk ju jap dot përgjigjen se kur do të shkurtohet radha, por ju them që jemi duke marrë të gjitha masat që me autoritetet greke të bëjmë maksimumin që rregullat që ata kanë vendosur, jo ti zhbëjmë por të bëjmë cështë e mundur të shtojmë kapacitetet dhe kjo radhë të shkurtohet një orë e më parë.

Ajo që kemi ne në dorë përvec bisedimeve me ta është që të trajtojmë me të gjitha nevojat bazike të gjitha familjet që janë të mbërthyera. Duhet thënë që është situatë që nuk është shkaktuar vetëm në Shqipërinë. Për fat të keq janë edhe vende brenda BE. Ju kujtoj që vetëm pak orë, edhe Anglia vendosi një regjim të tillë për vendet e BE”, u shpreh Xhacka.

Gjatë deklaratës për mediat, pati edhe një përplasje gazetaren e Fax News, Ervina Shehaj, e cila ngriti pyetjen për ditën e nesërme nëse do të ketë pushim nga pala greke për festën e Shën Mërisë, gjë që mund të shtojë radhën kilometrike.

“Po më pyesni për gjëra që nuk janë në fuqinë time, as në punën që bëj unë”, u shpreh Xhacka. Ndërsa gazetarja i bëri pyetjen edhe për situatën në Kapshticë ku situata është e qetë.

“Në Kapshticë ka më pak radhë, dini gjë për këtë? Ndoshta ndodh sepse ka më shumë mjekë?”, ishte pyetja që ngriti gazetarja, për të cilën Xhacka u përgjigj: “Ku e di ti që më shumë mjekë?”. Gazetarja Shehaj u përgjigj se ka marrë informacion për këtë cështje, ndërsa pritet që nesër të ketë pushim nga pala greke, ndaj mbetet në pikëpyetje se cfarë ndodh me qytetarët.

” Edhe njëherë, po më pyesni për gjëra që nuk janë në fuqinë time, as në punnën që bëj unë. Kjo nuk është diçka e vendosur vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet”, përfundoi Xhacka.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re