Rreth 20 qytetarë raprtohet të kenë ardhur në këmbë nga Hani i Hotit në Shkodër por kanë mbetur të bllokuar. Kjo pasi nuk lejohen që të shkojnë në Tiranë.

Mësohet gjithashtu se 20 personat në fjalë kanë shkuar pranë policisë Shkodër por nuk janë pajisur me autorizim. Ata e kanë kaluar doganën e Hanit të Hotit pasi janë njoftuar se do të mbyllej kufiri.

20 shqiptarët ndodheshin në Malin e Zi prej 15 ditësh pasi punojnë në shtetin fqinje si punonjës krahu.  Ata i bëjnë apel shtetit që t’i lejojë të shkojnë në banesat e tyre në Tiranë. /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re