Kandidatja për Lëvizjen Demokratike të Kosovës, Alma Lama ishte e ftuar në emisionin ‘Pushteti’  në Fax News ku foli mbi rolin që LDK ka në të gjitha proceset politike si të pavarësisë, të çlirimit, të demokracisë. Ndërsa zgjedhjen e Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër ajo e ka cilësuar të domosdoshme pasi edhe pse ishte kryeminstër për një periudhë të shkurtër  ai  ishte i suksesshëm si në menaxhimin e pandemisë, por edhe në pasojat që shkaktoi.

Ndër të tjera Lama përmendi marrëvëshjen e Uashingtonit ku falë punës së kryeminstrit Hoti u arrit të zgjidhej kriza diplomatike me SHBA-në dhe nga kjo marrëveshje Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës.

“LDK ka rol të pazëvendësueshëm në të gjithë proceset politike në Kosovë si të pavarësisë, si të çlirimit, të shtetndërtimit, të demokracisë dhe zgjedhja e kryeminsitrit Hoti për të vazhduar fushatën elektorale dhe për të qenë kandidati për kryeminsitër ishte më se i natyrshëm dhe i domosdoshëm.

Ai ishte një kryeminstër edhe pse për një kohë të shkurtër që tregoi sukses në punën e tij në dy aspekte si në menaxhimin e pandemisë dhe pasjova që ajo shkakton siç është për shembull problemet e mëdhaja ekonomike sepse ai është edhe ekonomistë edhe ka menaxhuar në mënyrë të suksesshme pasojat ekonomike po kështu edhe në lidhje me marrëveshjen e Uashingtonit ku mund të thuhet kryeminstri ndërmori hapa krejtësisht të matur për të zgjidhur një lloj krize diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kemi atë marrëveshje e cila solli edhe njohjen nga Izraeli ku edhe marrëdhëniet diplomtike u vendosën dje dhe ky ishte një lajm jashtëzakonisht i mirë për një shtet shumë të fuqishëm që mbi të gjitha që ka bërë shumë, ju e dini që hebrenjtë janë ato që kanë mbështetur fuqishëm Kosovën në çlirimin e saj”- u shpreh Lama.

(B.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re