Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin me lëvdata për bashkëpunimin turko-rus.

Në fjalën e mbajtur në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar (SPIEF) në Shën Petersburg, Presidenti Putin i bëri një vlerësim bashkëpunimit mes Turqisë dhe Rusisë në fushën e energjisë.

Putin vuri theksin në bashkëpunimin e suksesshëm të Turqisë dhe Rusisë në projektin e gazsjellësit “Rryma Turke” në krahasim me projektet “Rryma e Jugute” dhe “Rryma e Veriut”.

“Me Turqinë arritëm në marrëveshje për ndërtimin e ‘Rrymës Turke’, i cili në saje të vullnetit politik dhe qëndrimit të vendosur të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për të treguar pavarësinë e vendit të tij, shumë shpejtë erdhi në pikën e përfundimit. Projekti do të vihet në veprim gjatë muajve të ardhshëm. Tani miqtë tanë evropian nëse dëshirojnë gazin natyror do ta marrin nëpërmjet një rruge tjetër”, bëri të ditur Putin.

Presidenti rus tërhoqi vëmendjen se disa vende evropiane nuk vendosin vetë, ndërsa shtoi se “Pavarësitë e disa vendeve po kufizohen. Tani me projektin e ‘Rrymës Turke’ do të diversifikohet transporti i gazit natyror në Evropë”.

Putin rikujtoi se projekti i tubacionit të gazsjellësit të “Rrymës së Jugut”, që ishte planifikuar të kalojë nëpërmjet Bullgarisë u anulua për shkak të presioneve të Evropës dhe tha se “Për shkak të anulimit të projektit Bullgaria humbi investime në vlerë 3 miliardë dollarë dhe mundësinë e punësimit të mijëra punëtorëve. Kjo është një situatë për keqardhje për të gjithë./trt

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re