Përshëndetje! Jam një grua 35-vjeçare dhe para disa muajsh mjekët më kanë thënë se kam një gur 2 cm në veshka. Doja të dija se çfarë duhet të përdor për të qetësuar dhimbjet në momentin që kam kriza?

Përgjigje nga mjeku
Për pyetjet tuaj kemi pyetur mjekun nefrolog Thanas Gjika:

“Për qetësimin e krizave të veshkave fillimisht përdoren analgjezikët e lehtë dhe anisperistatikë me efekt jo të fortë. Më pas duhet të pini lëngje të ngrohta dhe ju rekomandohet bërja e banjave në vaskë me ujë të vakët.

Gjatë kësaj kohe, duhet matur herë pas here tensionin, ecurinë e gjendjes së barkut, për të përjashtuar ndonjë patologji të ndonjë organi tjetër dhe në të njëjtën kohë kontrollohet edhe sasia e urinës.

Rekomandohen ushqime të lehta, supë me zarzavate, lëngje frutash, çaj mali dhe kamomili dhe duhet të lëvizni sa më shumë.

Ndërsa për sa i përket qetësuesve fillimisht mund të përdorni Voltaren ampulë ose supost, të kombinuar me Buskopan ampule, Papaverinë Im. Mbi të gjitha rekomandohet konsultë sa më e shpejtë me mjekun specialist”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re