Elon Musk është një nga njerëzit më të pasur në botë, dhe personi që themeloi një numër të madh kompanish të suksesshme.

Për të arritur deri këtu, Musk kaloi një numër të madh intervistash pune me njerëz që donin të punonin në kompanitë e tij si Tesla, SpaceX dhe sot, Platforma X (dikur Twitter).

Duke folur për Auto-Bild, Musk zbuloi një pyetje që ai thotë se ia bën çdokujt që dëshiron të punojë në kompaninë e tij. Me anë të saj, ai pretendon të dallojë të vërtetën nga gënjeshtra te ai që përgjigjet.

Po cila është kjo pyetje? Shumë e thjeshtë dhe jo aq e komplikuar: “Cilat janë disa nga çështjet më të vështira me të cilat jeni përballur dhe si i keni zgjidhur ato?”

Musk shpjegoi më pas se përgjigjet për këtë pyetje tregojnë nëse një person është gënjeshtar, sepse nëse dikush “duhet të luftojë me një problem, ai vërtet e kupton atë dhe nuk e harron”. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re