Deputeti i Partisë Demokratike të drejtuar nga Rithemelimi ka kërkuar interpelancë me kryeministër Edi Ram në lidhje m njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Shehu shprehet se sot jemi në një periudhë ku po zgjodhën metodat ultranacionaliste, duke përmendur Rusinë, e cila sipas tij me anë të partnerëve te saj realizon agresion  edhe në Rajonin tonë.

Ai akuzon Ramën se ka promovuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç si liderin në e paqes dhe së qëndrimet e tij, kanë vënë në pozicion të vështirë Prishtinën ndaj partnerëve.

Deputeti shton se ai nuk e ka dëgjuar asnjëherë kryeministrin Rama të përmendi fjalët gjenocid apo spastrim etnik.

Shehu: Zoti kryeministër në arrati. Shpreh keqardhjen time për mospjesëmarrjen e kryeministrit në këtë interpelancë.

Sot jemi në periudhën e rizgjimit të metodave ultranacionaliste, por jo vetëm e Rajonit tonë. Ukraina është një dëshmi e rifillimit të  agresioneve e pasuar  nga vatra të tjera zjarri në rruzull.

Dua të përmend Rusinë me agresionin e saj dhe jo vetëm. Këto reflektojnë qartë dhe rrezikshëm në Rajonin tonë duke spikatur tentativa ruse që kërkojnë ta realizojnë këtë nëpërmjet partnerëve të tyre historik, Serbisë në radhë të parë.

Është ai vend që vazhdon të gjenerojë tensione duke përdorur nga formula politike deri në provokacione të ndryshme  dhune. Fatmirësisht një pjesë e teorive të saj janë arkivuar, por jo djegur.

Ju zoti kryeministër ishit detyruar të braktisnit disa, sic bëtë me shkëmbimin e territoreve Kosovë – Serbi, minishengenin ballkanit, Ballkanin e Hapur, tregun e tij të përbashket, megjithëse ishit promovuesi fortë i këtyre projekteve Vuçiçiane.

Të gjithë këto ne thelb kishin jo vetëm ëndrrat e Serbisë së Madhe, Jogusllavisë së re, por edhe tentativën tuaj për ta paraqitur Vuçiçin si kampion të paqes.

Kjo politikë e juaja i ka kushtuar rëndë rolit të Shqipërisë në Rajon dhe Kosovës vetë si vend i pavarur.

Qëndrimet tuaja kanë vendosur në pozicione të vështira Prishtinën dhe ndaj partnerëve tanë.

Ju si kryeministër i Shqipërisë, sa i përket krimeve të realizuara në Kosovë, heshtët. Nuk kam dëgjuar asnjëherë të përmendi fjalën gjenocid, apo spastrim etnik. Nuk u solidarizuat me relozutën e Kuvendit të Kosovës, që njohu aktet kriminale serbe aty.

Vijon…

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re