Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka qenë në Vorë sot ku është takuar me qytetarët dhe ka dëgjuar problematikat e tyre, një prej tyre rindërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti apo problemet me pronat.

Basha e cilësoi rindërtimin dështim deri tani dhe tha se qeveria pas 25 prillit do ta ketë prioritet, duke premtuar drejtësi, shpërndarje të parave në dorë për familjet e dëmtuara që duan të ndërtojnë shtëpitë në zonat rurale dhe transparencë për rindërtimin në zonat urbane.

Fjala e Bashës:

I gjithë rindërtimi është dështim. Po të kishin dashur të ndihmonin njerëzit do iu jepnin para që t’i ndërtonin vetë. Nuk e bënë sepse donin të bënin tendera që ua kanë dhënë shokëve, miqve.

Është e njëjta skemë si kudo në Shqipëri. Gënjejnë nga mëngjesi në darkë. Njerëzit akoma në çadra, këta bëjnë tendera sekretë që i fitojnë vetë.

Të gjithë ata që janë dëmtuar nga tërmeti kudo, procesi i rindërtimit është prioritet absolut i qeverisë së pas 25 prillit.

Gjëja e parë drejtësi, shpërndarje me shpejtësi të parave në dorë për ato familje që mund ta rindërtojnë apo ndërtojnë shtëpinë nga e para në zonat rurale. Ndërtimi në zonat urbane do bëhet me transparencë absolute duke ruajtur pronat.

Ne do ta përshpejtojmë procesin e rindërtimit, duke ju dhënë drejtpërdrejt shpërblimin financiar sipas dëmit jo sipas ca të nënës ca të njerkës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re