Në Takimin e dytë koordinues të grupeve të punës së Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, diskutuam mbi arritjet e deritanishme të bashkëpunimit tonë dypalësh, në vijim të takimit të përbashkët të dy Qeverive të mbajtur në Pejë. Unifikimi i praktikave doganore, njohja e certifikatës së origjinës së produkteve, vulave të cilësisë, si dhe njehsimi në fushën e akreditimit, standardizimit dhe metrologjisë, janë vetëm disa nga çështjet që kemi trajtuar dhe zgjidhur. Të gjitha këto kanë kontribuar në rritjen e transaksioneve tregtare mes vendeve tona qoftë në importe ↗ 6% në peshë, eksporte ↗ 57% në peshë dhe sherbime tranzite ↗ 27% në numër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re