Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Sofraçan, Bulqizë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Dyshohet se i riu ka qenë duke peshkuar me gjenerator në lumë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17.30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi K.K., rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re