Kryeministri i vendit, Edi Rama, nga Durrësi, ku u zhvillua Asambleja e PS-së  u ndal në një pikë të rëndësishme ku qeveria do të fokusohet fort në vitet drejt “Shqipërisë 2023”, rilindjen e industrisë ushtarake. Kreu i qeverisë tha se me pronat ushtarake janë bërë abuzime të mëdha ndër vite, por shtoi se disa asete të ushtrisë do duhet të vihen në funksion të turizmit, arsimit dhe agroturizmit për zhvillimin e zonave. Rama e quajti absurd bllokimin e investimit prej 200 milionë eurosh në Limion të Sarandës dhe tha se ka ardhur koha që të hapet kapitulli i ri i investimeve të mëdha private në industrinë moderne ushtarake.

Rama: Rilindja e industrisë ushtarake. Ushtria jonë bëjnë rëndom objekt lajmesh dhe muhabetesh mediatike pa berqet për nxjerrjet nga plani përhapjes i pronave dhe aseteve të degraduara, të panevojshme që kanë mbetur si kokalla mbi tokë, të kufomës së ushtrisë popullore të Enver Hoxhës, i cili do bënte luftë ,e superfuqitë dhe me tërë fuqitë ushtarake të planetit. Plani i asaj lufte ka dështuar dhe me sa i njoh unë programet e partive politike në Shqipëri nuk di që ndonjëra t’i hapë luftë gjithë botës. Janë bërë abuzime të mëdha në vit, me mënyrën se si janë përdorur ato prona, kjo as nuk diskutohet, por ama nuk më rezulton se nga nxjerrja e tyre në vetvete ka ndodhur ndonjë hata për misionin e ushtrisë tonë. Ashtu sikur më rezulton se ka prona dhe asete të degraduara ushtarake, të cilat nuk do t’i duhen kurrë një ushtrie të NATO-s si e jona dhe janë shëmbëlltyra më kuptimplotë e një gjynahu të madh, që nuk futen në shërbim të ekonomisë së turizmit dhe argoturizmit, por dhe në shërbim të sektorëve të tjerë, si arsimit psh, por rrinë si fantazma në majë të maleve dhe afër deteve tona.

Absurdi arrin deri në pikën ku merret peng me sekuestro preventive në emër të NATO-s, një investim me rëndësi strategjike prej 200 milionë eurosh në Limionin e Sarandës, i cili qysh në kohën e Zogut ka pasur plan zhvillimi për marinë turistike dhe është pjesë e prohramit tonë qeverisës. Prej dy a tre vjetësh, rri i bllokuar se hetohet mënyra si është lidhur kontrata. Unë nuk dua të komentoj arsyet e atij hetimi por ama nuk duhet një diplomë në juridik, për të kuptuar se të hetosh se si u lidh një kontartë e shtetit me sipërmarrjen private, nuk të jep asnjë të drejtë ta bllokosh investimin dhe këtë ta bësh në emër të NATO-s dhe sigurisë kombëtare duke bërë NATO-n të qeshë kur e dëgjon këtë histori dhe të ndërhysh në kompetencën e një pushteti të pavarur që është sovran për sigurinë kombëtare. Ky është arbitraritet i hapur që mund t’i kushtonte qimet e kokës shtetit shqiptar në rast se investitorët do të ishin cinik ta çonin në arbitrazh. Kjo buron nga një arbitraritet që lidhet që shkon shumë përtej horizontit të një hetuesi dhe lidhet me një mendësi të vjetër dhe të gabuar për mbrojtjen e kohëve të sotme dhe asaj që duhet të bëjmë ne në funksion të mbrojtjes. Sot ne duhet të investojmë më shumë në mbrojtje, ky është një angazhim që e kemi marrë si vend i NATO-s, por ky është edhe një moment historik për rrethanat e krijuara që na i imponon këtë për ta bërë me mendsinë dhe standardet e NATO-s duke hapur kapitullin e investimeve të mëdha private në industrinë moderne ushtarake. Kjo do të sjellë rritje të aftësive tona mbrojtëse, por edhe një front të ri të punësimit cilësor të të rinjve tanë si dhe një rritje të kualifikimeve të krahut tonë të punës./ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re