Kryetar i Lëvizjes Politike “Mundësia”, Agron Shehaj tha ‘se Edi Rama e ka luftë për jetë a vdekje kapjen e SPAK’.

I ftuar në studion e emisionit “Open” në Neës24, Shehaj u shpreh dy janë rrugët, ose Rama të dala para drejtësisë, ose SPAK do dështojë.

Sipas tij, kryeministri mund të shkatërrojë SPAK, kjo edhe me ndihmën e opozitës, që siç tha Shehaj është e shpartalluar.

“Dy rrugë janë: ose Edi Rama do të dalë para drejtësisë dhe nuk do të mund të justifikohet me “ngrënien e dardhave pas shpine”, ose SPAK do të dështojë.

Mesazhin e parë ia dhanë SPAK me miratimin e amnistisë penale. Edi Rama mund të shkatërrojë SPAK po të dojë, pasi votat i gjen, kemi një opozitë të shpartalluar.

Unë besoj se kjo do të ndodhë, shikoni mesazhet që i janë dhënë SPAK. Po e pengojnë me policinë, i kujtuan se janë në mes të mandatit dhe nuk ua zgjasin mandatet prokurorëve të SPAK”, tha Shehaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re