Kryeministri Edi Rama falënderoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç se lejoi që të kalonin kamionët nga Kosova drejt Serbisë.

‘’Lajm i mirë që për kamionët e Kosovës sot nuk ka pengesë’’, shkroi Rama në një postim dedikuar Vuçiçit.

‘’Jo vetëm lajm i mirë po edhe një gjest për t’u përshëndetur, si shprehje e vullnetit që së bashku ta fitojmë këtë luftë dhe të dalim të gjithë më të mirë e më të fortë prej saj’’, shtoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re