Dje në shumë portale qarkulloi një lajm, se Garda e Republikës do të mbrojë edhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Lajmi mëtonte të aludonte se Rama po mbron kështu Bashën nga Berisha.

Por në fakt, e vërteta është se kryetari i opozitës mbrohet nga Garda e Republikës që prej vitet 2007, me një ligj të Sali Berishës.

Gjë që evidentohet dhe nga një reagimi i Partisë Demokratike, sipas së cilës, Rama e ka bërë me qëllim këtë lëvizje, për të krijuar idenë se ai dhe Basha bashkëpunojnë.

“Nëpër disa media Edi Rama ka propaganduar se Garda e Republikës do të mbroka Kryetarin e opozitës.

Gjithçka për të hequr vëmendjen nga situata dhe për të bërë diversion. Të paktën që prej 2007, Garda e Republikës ruan Kryetarin e opozitës, sipas ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave .

Për pasojë, edhe kryetari i PD, gjatë gjithë kohës, pa asnjë ndërprerje, ka qenë nën ruajtjen e Gardës së Republikës, siç legjislacioni në fuqi ka parashikuar”, bën me dije PD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re