Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit të dorëzojnë zarfet në pikat përkatëse të postës.

Rama iu kërkoi që të mos presin për të dorëzojnë zarfet, duke shtuar se kanë afat edhe 48 orë kohë.

“Bëjeni edhe këtë mund të fundit”, iu drejtua kreu i qeverisë, duke shtuar se 11 Maji është takim me historinë.

Edi Rama: Ditë fantastike në zonën e Vlorës, e jashtëzakonshme, një diell i bukur, dritë e bukur dhe zakonisht nuk kam nevojë për syze brenda në makinë, por është një dritë e bukur, por e fortë.

Ndërkohë që do të desha të rindërhyj për t’ju dhënë një mesazh shqiptarëve të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit dhe që janë në Greqi, që s’kanë dorëzuar zarfet, ju lutem zarfet dorëzojini në pikat përkatëse të postës së DHL.

Mos prisni, dorëzojini, mos i lini për moment të fundit, ka akoma edhe pak kohë, janë 48 orë, bëjeni edhe këtë mund të fundit.

Sepse 11 Maji është takim me historinë, si edhe moment zgjedhje për ti dhënë një fuqi të re Shqipërisë në negociatat me BE.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko