Analisti Fitim Zekthi ka komentuar reportazhin e transmetuar në RAI3, ku tha se u thanë shumë të vërteta për Shqipërinë, ndëra shtoi se krimi dhe politika janë bashkë.

I ftuar në studion e emisionit ‘Open’ ai deklaroi se “Rama nuk mund të dalë e të bëj rolin e gjyqtarit as njerëzve të drejtësisë”.

Ndërsa për reagimin e kreut të qeverisë në lidhje me reportazhin, tha se ka nervoziztëm pasi i intereson çfarë thonë ndërkombëtarët për vendin.

“Rama, median e konsideron kundërshtare.

Por media nuk mund të jetë kundërshtar, nëse i konsideron ashtu atëherë ke dal nga binarët.

Meloni quan armiqësor median që bëri këtë reportazh ama jo kundërshtar, u shpreh Zekthi.

Rama tha u godit populli, jo qeveria e tyre. Meloni tha që nuk është sulm ndaj qeverisë shqiptare por janë politika.

Pavarësisht se RAI3 me atë reportazh tha shumë të vërteta për ne, Rama tha është baltë ndaj Shqipërisë por në të vërtetë nuk është ashtu, aty duket qartë se krimi e politika janë bashkë, nuk ka pse të  hedh baltë Rama e të përfshi popullin shqiptar, tha Fitim Zekthi.

Gjithashtu përfshiu edhe emigrantët, por s’ka përse i përfshin.

Rama nuk mund të dalë e të bëj rolin e gjyqtarit as njerëzve të drejtësisë. Ndërkohë që Ramës i interesojnë ca mendojnë vendet ndërkombëtare prandaj dhe reagoi me nervozizëm, u shpreh Zekthi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re