Akuzave të Partisë Demokratike për zhvillimin e ashtuquajturve tendera sekretë për pajisje mjekësore nga Ministria e Shëndetësisë dhe ushqimeve nga Ministria e Mbrojtjes, për disa prej të cilave SPAK ka nisur hetimet, kryeministri Edi Rama i qëndroi të njëjtës deklaratë: se nuk është zhvilluar asnjë procedurë e fshehtë tenderimi në funksion të përballimit të kërkesave të lindura nga pandemia.

Një ditë pasi Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela shprehu shqetësimin se në katër qarqe të vendit është vënë re një rritje e kanabisit, kreu i qeverisë tha se situata kundër kultivimit të bimës narkotike është e konsoliduar. Arsye kjo sipas Edi Ramës, që Shqipëria brenda këtij mandati do ta shfrytëzojë bimën narkotike për qëllime mjekësore.

Një vit para zgjedhjeve parlamentare, Edi Rama e përjashtoi mundësinë e krijimit të një koalicioni me Ilir Metën dhe krijimin e një qeverie kujdestare, kërkesë kjo e opozitës jashtë parlamentit për arritjen e një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Akuzave nga brenda partisë së tij, nga ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati për shkëputjen e qeverisë ndaj oligarkëve, Rama tha se të tillë nuk ka në Shqipëri.

Pas kalimit të truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe reagimit kundër shembjes nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, Rama është i mezi pritur në shembjen e tij.

Duke iu referuar situatës së pandemisë kryeministri tha se do po bëhet gati garancia e dytë sovrane për prodhuesit, fasoneritë dhe turizmin, ndërkohë që për këtë të fundit nuk ka ende një plan se si do të hapë dhe do të zhvillohet ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re