5 parti te vogla kane nisur sot një levizje për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri. Prej vitit 2008 Shqiperia aplikon sistemin proporcional rajonal te cilit iu bë një ndryshim në vitin 2020 duke hequr koalicionet e përbëra e duke futur elementin e listave të hapura.

Në këtë takim të parë munguan partite e mëdha e duket se levizja do të kufizohet tek aktoret e vegjël dhe shoqëria civile.

 

 

ASTRIT PATOZI

BINDJA DEMOKRATIKE

 

“Kjo është një nisëm që sipas meje duhet të ishte pan-opozitare. Pse? Sepse cfarë prêt më shumë opozita sado kryesore që e mban veten, cfarë prêt më shumë? Ka 10 vjet që bën të njëjtën gjë dhe merr të njëjtin rezultat.”

 

AGRON DUKA

KRYETAR I PAA

 

“Unë habitem nëse ka deputetë që mund të kenë akoma një pikëpyetje që kanë apo s’kanë interes. Nëse në politikë futesh që të marrësh pushtetin, me këtë lloj sistemi asnjëherë nuk keni për ta marrë.”

 

 

Por edhe pse apeli i Patozit e Dukes iu drejtua partive të mëdha të opozitës; qoftë Sali Berisha, qofte Lulzim Basha prej kohesh mbeshtesin idenë e ndryshimit të sistemit, veçanerisht për të prishur ndryshimet e realizuar nga mazhoranca socialiste kur ata kishin braktisur parlamentin. Por pikepyetja sot është pse duhet të ndryshoje sistemin zgjedhor kryesocialisti Rama i cili me këtë formule ka fituar 3 mandate dhe koalicioni i të cilit ka sot 81 mandate në kuvend.

 

Duke pasur parasysh votat në parlament këto parti kanë menduar edhe opsionin e ndryshimit të sistemit zgjedhor me referendum .

 

FATMIR MEDIU

KRYETAR PR

 

“Nisma referendare është një nisëm e vlefshme dhe duhet të angazhohemi sa më shumë që të kemi mbështetje edhe nga vota qytetare edhe nga vota e deputetëve të kuvendit të Shqipërisë”  .

 

Ky grupim politikanesh synon të perdore nenin 150 te kushtetutes nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, qe ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji.

 

Por kjo rrugë është ndjekur dhe me parë, pa sukses. Kur u ndryshua kushtetuta në vitin 2008 nje grup i quajtur “Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutes” iu drejtua komisionit qendror të zgjedhjeve me kërkesen për të zhvilluar një referendum për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Kjo kërkesë u rrezua pasi vetem parlamenti ka te drejte të çoje një nen të Kushtetutes në referendum.

 

Sipas nenit 177 të Kushtetutes dhe kodit zgjedhor Referendumi kushtetues, zhvillohet me vendim të 2/3 tretave të të gjithë deputetëve. Ose thënë ndryshe duhet vota pro e 94 deputeteve që sistemi zgjedhor të shkoje në referendum.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re