Ndërsa kanë mbetur edhe tre ditë nga përfundimi i afatit të mbylljes së reformës zgjedhore, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, do të zhvillojë sot takime me anëtarët e Këshillit Politik.

Kim ka takuar tashmë bashkëkryetarët e tryezës, Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin, e po ashtu edhe përfaqësuesin e PD-së, Bylykbashin, ndërsa pritet ët takojë sot përfaqësuesin e  LSI-së, Petrit Vasilin.

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore pritet të mblidhet sot në orën 17:00, ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, pas bojkotimit të mbledhjes së fundit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re