Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur për mediat pas mbledhjes së Grupit të Dialogut ku u disktua për Reformën Zgjedhore.

Gjiknuri tha se dy janë cështjet më të rëndësishme që duhet të adresohen sot, janë vendime të Kushtetueses, që kanë të bëjnë më votën e diasporës dhe hersin, që ka të bëjë me shpërndarjen e mandateve.

Ai shtoi po ashtu se ka dhënë siguri për  votimin dhe numërimin elektronik në 4-5 qarqe të mëdha të vendit, por një gjë e tillë tani edhe pse është kërkuar nga opozita, po kundërshtohet nga këta të fundit.

Gjiknuri: Ne këtë pikë që jemi duhet të aderojmë dy çështje. Janë tre vendime te Kushtetueses, dy janë themelore. E para ka të bëjë më votën e diasporës dhe sa i përket kësaj kemi marrë propozime që kanë bërë kolege të opozitës një vit më parë.

Çeshtja e dytë është çështja e Hersit, apo formulës së cështjes së shpërndarjes së mandateve. Këtu jemi të hapur për konsensus. Do të diskutojmë dhe do të dalim me propozimet tona dhe nëse do këtë dakordësi në rregull, në të kundërt vazhdojmë me ligjin në fuqi.

Së fundmi kam thënë garanci që jemi të gatshëm që të realizojmë votimin elektronik në 4-5 qarqe të mëdha të vendit. Por si duket opozita ka ndryshuar mendje edhe për këtë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re