Skip to content

REKORD SHIKUESHMËRIE/ Xhensila Myrtezaj hapi “kutinë e errët” të kujtimeve, shqiptarët “të etur” për jetën e saj

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj erdhi mbrëmjen e së enjtes me një rrëfim krejt ndryshe, duke na treguar një Xheni tjetër nga sa jemi mësuar ta shohim nëpër koncerte e dalje të tjera televizive.

Përballë moderatores Arbana Osmani, ajo “hapi kutinë e errët” të kujtimeve duke rrëfyer mes lotësh një eksperiencë mjaft traumatike që e ka përjetuar në vogëli.

Me lotët që i “lanë fytyrën”, këngëtarja rrëfeu për herë të marrë në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, se kur ishte 6 vjeç ka barë babain duke goditur me thikë nënën e saj.

“Është një periudhë e rëndë e jetës sime. E di pse e dua shumë mamin dhe e vlerësoj, por në të njëjtën kohë dhe e gjykoj që nuk pati mundësinë që ti jepte fund asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi panë. Im atë nuk e pranoi divorcin nga ime më dhe nëse njerëzit mund të hulumtojnë mami im ka qenë rasti i asaj gruas që u plagos me 7 thika e humbi njërën nga duart dhe e gjithacka  ka qenë një veprim që është bërë para syve të mi. Unë kam parë nënën time teksa therej por këtë gjithmonë e kam ruajtur shumë këtë sekret,” tha ajo.

Gjatë kësaj interviste, këngëtarja u ndal dhe te përfundimi i marrëdhënies së saj shumëvjeçare me Bes Kallakun ku faji i mbeti “mungesës së komunikimit”, mes tyre.

Kjo intervistë e këngëtares në vendin tonë ka “thyer”  rekord shikueshmërie.

Shqiptarët kanë qenë kurioz për jetën e Xhensilës, për të cilën shpesh herë është aluduar dhe shkruar nëpër mediat dhe rrjetet sociale.Se sa të “etur” dhe të interesuar kanë qenë qytetarët për atë çfarë po ndodh me këngëtaren e përkthejnë më së miri dhe shikimet në “Youtube”.

Në vetëm 14 orë intervista me Xhensilën ka marrë afërsisht 600 mijë shikime.