Ish-deputetja e PD Lindita Metaliaj ka publikuar pamje nga ajo që po ndodh në Lezhë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut duke akuzuar pushtetin qendror dhe vendor për braktisje.

Metaliaj deklaron se jeta e banorëve të Lezhës është në rrezik dhe se ata apelojnë për ndihmë duke numëruar problematikat. Sipas saj, mijëra hektarë tokë e dhjetëra banesa janë nën pushtetin e ujit, si dhe rrezikohen të shemben disa të tjera nga rreshqitjet e tokës nga reshjet e shumta!

Ajo kërkon me urgjencë të merren masa të menjëhershme nga qeveria dhe pushteti vendor për zgjidhjen e situatës sa nuk është vonë.

DEKLARATA E PLOTË
Mijera hektare toke jane nen pushtetin e ujit!
Banoret apelojne per ndihme!
Askush nuk mban pergjegjesi per kete katastrofe nderkohe qe reshjet e shumta ishin paralajmeruar nga institucionet perkatese dhe po vazhdojne intensive edhe ne keto momente !
Kerkohet vemendje dhe masa te menjehershme sa nuk eshte vone, pasi situata eshte emergjente dhe rreziku tejet i larte!

– Kanali i ujrave te larta te Kallmetit rrezikon te çahet, kjo ndodh si rezultat i mospastrimit dhe mungeses se mirembajtjes se kanalit nga Kallmeti deri ne Lezhe.

– 2400 ha toke jane te permbytura nga Balldreni ne Torovice, si rezultat i funksionimit te hidrovorit te Balldrenit jo me kapacitet te plote.

– 400 ha toke jane te permbytura nga Treshi ne Markatomaj, kjo ndodh si rezultat i uljes se kapacitetit te thithjes te hidrovorit te Tales si rezultat i mungeses se energjise elektrike gjate nates dhe mungeses se investimeve.

– Mbi 150 ha toke jane te permbytura ne Gryke zeze pasi me rritjen e nivelit te ujit ne lumin Drin hidrovoret e Grykezezes dhe Gocajve dalin jashte funksionit.

– 150 ha toke jane te permbytura edhe ne zonen Gocaj – Kakarriq

– Mbi 600 ha toke te permbytura ne Blinisht dhe Dajç.

Pavaresisht reshjeve te shumta te paralajmeruara problematikat vijne nga:
1. Investimet e pakta thuajse zero ne infrastrukturen e kullimit dhe te mbrojtjes nga permbytja.
2. Edhe ato pak investime nuk akordohen ne kohen e duhur qe punimet te kryhen me cilesi e efektivitet.
3. Furnizimi me energji elektrike nuk eshte garant per punen normale te hidrovoreve. Linjat tejet te amortizuara e pa burime alternative,nga mungesa e investimeve ne sistemin energjetik.
4. Prej 8 vitesh nuk financohet hidrovori i ri i Balldrenit megjithese eshte premtuar,madje eshte bere edhe projekti dhe preventivi perkates,por parate kane shkuar per konçensione korruptive e PPP per grupin e oligarkeve.
5. Makinerite e pamjaftueshme e tejet te amortizuara per te zgjidhur situaten.

Ne keto kushte, kerkoj me urgjence te merren masa te menjehershme nga qeveria dhe pushteti vendor per zgjidhjen e situates sa nuk eshte vone.
Jeta e banoreve te Lezhes eshte ne rrezik!

Mijera hektare toke e dhjetra banesa nen pushtetin e ujit, si dhe rrezikohen te shemben disa te tjera nga rreshqitjet e tokes nga reshjet e shumta!
Eshte e pafalshme papergjegjshmeria totale e qeverise ndaj banoreve te Lezhes!
Merrni masa sa nuk eshte vone! Çdo minute mund te kushtoje shtrenjte!
Koha nuk pret!
Pamjet jane te pak minutave me pare!

Lezha e braktisur nga pushteti qendror dhe vendor!
Mijera hektare toke jane nen pushtetin e ujit!
Banoret apelojne per…

Posted by Lindita Metaliaj on Friday, January 8, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re