Analisti Fatos Lubonja tha se në Shqipëri kemi një sistem që përfshin edhe krimin e organizuar brenda. I ftuar në emisionin Open në News24, teksa komentoi miratimin e rezolutës anti-korrupsion dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm, Lubonja u shpreh se “është një tezë që Edi Rama synon të kapë SPAK, përmes nismave, por deri tani nuk e kontrollon”.

Lubonja tha se Edi Rama ka synuar të kapë SPAK edhe më parë, por duket se nuk ia ka arritur.

“Unë mendoj se opozita duhej të votonte kundër. Tani nëse opozita ka një marrëveshje, me kë e ka këtë marrëveshje? Po mbi cilën do të arrihet marrëveshja?

Tani ta mendojmë sikur këta dy palët do bëhen bashkë dhe do bëjnë një marrëveshje për të kontrolluar SPAK, pasi marrëveshja që ka qenë mes forcave politike prej kohësh ka qenë që gjyqësori mos ti prekte. Por a mund të besohet Edi Rama? Ky mund të ishte naivitet”, tha Lubonja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re