Ish-portieri i njohur, Fredi Mërkuri ndërroi jetë ditën e sotme gjatë një ndeshje miqësore mes lojtarëve të viteve ‘80-’90 dhe një skuadre veterante nga Greqia, të organizuar nga Butrinti.

Mërkuri ra në tokë në 5 minutat e fundit të ndeshjes, në stadiumin “Andon Lapa”, pasi dyshohet se pësoi infarkt.
“Rreth orës 18:10, në stadiumin “Andon Lapa”, duke luajtur gjatë një ndeshjeje miqësore futbolli, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi F. M., 62 vjeç, ish-futbollist. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit të policisë.

Kujtojmë se 62-vjeçari do të mbahet mend për kontributin e dhënë për klubin e Butrintit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re