Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ka bërë të ditur të gjitha vendimet që janë marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Mistrirave lidhur me procesin dhe programin e rindërtimit.

 

Ahmetaj theksoi se të gjithë bashkitë  e zonave të prekura nga tërmeti kanë vetëm 20 ditë afat për të identifikuar të gjitha tokat shtetërore ku do të nisë rindërtimi.

 

“Këshilli i Ministrave ka kërkuar nga bashkitë të përcaktuara ne zonën e emergjences dhe në zonën që janë identifikuar si zona te demtyuar nga termeti, këshilli i ministrave ka kërkuar të gjitha kryetareve përkates te bashkive të fillojnë procesin ligjor të përcaktimit të tokave ku do te ndertohen qyetazat urbane, ne te cilen këshilli i ministrave eshtë referua ne vazhdimësi dhe jane pjese e ligjit te posacem per rindërtimin, besoj se ne baze te atij urdhri dhe references ligjore brenda 15 deri ne 20 dite do te kemi te përcaktuar ne gjithe territorin e Shqiperisë që është përcaktuar, bashkia Durrës, Kurbin, Tiranë, Kavajë, Krujë dhe Lezhës, dhe asaj te Kamzes në bazë të vlersimeve, te gjitha keto bashki jane te detyruara qe brenda afatit te sjellin ne keshill te ministrave te gjithe verifikimin e tokave dhe trojeve ku do ndertohen banesat individuale qyteza urbane siç jemi refeura ne ligjin e posacem.

 

Një tjetër vendim sipas ministrit eshte  detyrimi i bashkive per te dorezuar per 30 dite masterplanin e infrakstruktures publike pa te cilin nuk mund te nise faza e ridertimit.

 

Në të njëjtën kohë një vendim është caktimi i rregullave për hartimin e planit dhe infrastrukturës publike. Ky është një vendim shtyllë në proces sepse i detyrën bashkitë që menjëherë në bazë të atyre tokave, brenda 30 ditësh të bëjnë planet e detajuara, masterplane, pa këto nuk kalojmë dot në fazën e rindërtimit. Në të njëjtën kohë kaluam edhe vendimin për rregullat dhe procedurat e kompensimit për akomodimin e atyre që janë dëmtuar. 

 

Ndersa u beri thirrje qyetareve që te aplikojen ne bashkite perkatese per te perftuar nje banese te re ose rikonstruksion, Ahmetaj lajmeroi s nga ky porces do te perfitoje dhe ato qe kane ndertime pa leje.

 

Vendimi tjetër për percaktimin e kushteve dhe kritereve te perfitimit te siperfaqeve ndertimore ne objeket e reja per banim nga subjektet e reja per banim nga subjektet qe posedojne ndertime te klasifikuara si ndertime pa leje. Duket si nje sofistikim fjalesh, por ne fakt eshte nje proces dhe procedurë e domosdoshme ligjore sepse jep mundesi ku dhe aty ku ka ndertime pa leje qeveria te marr persiper te perfitoje nga programi i rindertimit kundrejt kushteve te percaktuara ne VKM .

 

Arben Ahmetaj beri te qarte se nga plani i rindertimit perfshin gjithashtu edhe zhvillimin ekonomiko- urban te zonave te prekura nga termeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re