Anëtari i listës së hapur i PD në qarkun Tiranë, Lisandër Hoxha, i cili ka kërkuar rinumërimin e votave, i cili pritet të nisë në Tiranë javën që vjen, tha sot në emisionin “Log.” në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos se ky proces është një kontribut i mirë për shoqërinë në mënyrë që fenomeni i vjedhjes së votave mos të përsëritet.
“Rinumërimi është një kërkesë legjitime. Nuk është interesi madhor te numri total i votave por te një kulturë e cila e deformon thelbin e demokracisë që është kandidati dhe vota”, u shpreh demokrati.
Lisandër Hoxha: Të shkojë haku te i zoti. Rinumërimi është një kërkesë legjitime. Nuk është interesi madhor te numri total i votave por te një kulturë e cila e deformon thelbin e demokracisë që është kandidati dhe vota. Këtë kontekst është një kontribut i mirë për shoqërinë në mënyrë që ky fenomen të zhduket, ka ndodhur edhe në 2021 e vërtetoi hapja e 10% të kutive që kishte ndodhur si fenomen dhe për fat të keq ndodh edhe sot dhe nëse nuk reagohet do të ndodhe nesër do të ndihë pasnesër dhe do kthehet në një gjë formale. E gjykoj që është një betejë për dinjitet jo për Lisandrin, që do i bëjë mirë partive politike në tërësi.