Në 18 degë të partisë demokratike, asaj të udhëhequr nga ish-kryeministri Berisha po zhvillohen zgjedhjet për kryetarë.

 

Procesi për drejtuesit e rinj në 16 bashki të vendit mbyllet në orën 18:00  të mbrëmjes.

 

Zgjedhjet për kryetar bëhen sipas parimit një anëtar një votë.

 

Deri më tani, në procesin që po zhvillohet nga komisioni i rithemelimit, një prej kandidatëve për kryetar në bashkinë Kukës,  është tërhequr.

 

Sipas Irel Elezit, listat e anëtarësisë janë manipuluar.

 

Procesi i zgjedhjes së 71 kryetarëve të degëve të partisë demokratike në të gjitha bashkitë e vendit do të mbyllet në 20 prill.

 

Nga sali berisha është deklaruar se nëse do të vërehen parregullsi, ato do të përsëriten në degët përkatëse, por në asnjë mënyrë nuk do të shtyhen.

 

Zgjedhja e kryetarëve të degëve i prin mbajtjes së kuvendit të 30 prillit të partisë demokratike, aty ku komisioni i rithemelimit do zgjedhë këshillin kombëtar e më pas kryesinë.

 

Do të jetë kjo e fundit që do të vendosë dhe hapjen e garës për zgjedhjen për kryetar të partisë demokratike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re